Punimet duhet të dërgohen editorit kryesor me email (ajls@ajls.org). Paraqitja e një artikulli pranë RSHSL nënkupton që ai nuk është nën konsiderim për publikim në një revistë tjetër dhe që përmban punë që nuk është publikuar diku tjetër më parë.
Revista është dygjuhëshe, shqip dhe anglisht, dhe artikujt mund të paraqiten për konsiderim në çdonjërën prej gjuhëve. Përkthimi në gjuhën tjetër duhet të rregullohet nga vetë autori apo autorja pas pranimit të punimit për publikim. Bordi editorial do të përpiqet që t’ i ndihmojë autorët për këtë qëllim brenda mundësive të veta.
Punimet duhet të jenë mes 6,000 dhe 12,000 fjalësh duke përfshirë edhe shënimet në fund të faqes. Ato duhet të jenë të plota duke përfshirë figurat dhe tabelat.
|