Të nderuar lexues,
Revista Shqiptare për Studime Ligjore (RSHSL), mbështetur nga Seksioni i Drejtësisë së Institutit Alb-Shkenca dhe Shoqata Shqiptare e së Drejtës Ndërkombëtare, është një revistë ligjore online që nxirret në baza vullnetare. RSHSL mundohet të nxisë dhe të mbështesë mendimin kritik ligjor në fusha të ndryshme të së drejtës, kryesisht mes studiuesve shqiptarë. Botimi i saj online lejon qasje të lehtë në artikujt e botuar për të gjithë të interesuarit.
Bordi editorial mirëpret punime në fushën e drejtësisë, por edhe ndërdisiplinore.
Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni vërejtje apo sugjerime për përmirësimin e revistës.
Bordi Editorial
|